Botërori i Hendbollit Universitar, ekipi portugez nga Universiteti “UNAVEIRO” vazhdoi tutje

Ekipi portugez nga Universiteti “UNAVEIRO”, sot kaloi në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror Universitar të Hendbollit, i cili gjatë kësaj jave po zhvillohet në Prishtinë.
Skuadra portugeze triumfoi ndaj universitetit “UNIN’ nga Kroacia me rezultat 45-32.
Ndeshja tjetër e kësaj faze që zhvillohet sot në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve”, është ajo ndërmjet universitetit turk, “GAZI” dhe Universitetit të Shkodrës në kategorinë e meshkujve.

Back to top button