Botërori i xhudos, Fazliu ndalet në repesazh

Përfundon ëndrra për medalje në Kampionatin Botëror të xhudos në Doha të Katarit për Laura Fazliun.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Laura Fazliu është mposhtur në raundin e parë të repesazhit nga xhudistja hungareze Szofi Ozbas.

Me këtë humbje, Fazliu e mbyll garën në këtë Botëror të xhudos.

Ndërkaq, Fazliu deri te raundi i parë i repesazhit regjistroi tre fitore radhazi, ndërsa më pas u ndal në çerekfinale, kështu duke e vazhduar garën në repesazh, ku edhe aty u mposht nga Szofi Ozbas.

Fazliu e vazhdon Botërorin e xhudos në repesazh

Seria prej tre fitoreve radhazi e Laura Fazliut u ndal në fazën çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu u mposht në çerekfinale nga xhudistja sllovene, Andreja Leski, raporton KosovaPress.

Por, gara në Botëror për Fazliun nuk do të përfundojë këtu, pasi që xhudistja jonë vazhdon në repesazh.

Fazliu do të luftojë tani për medaljen e bronztë, ku ndeshjen e parë të repesazhit do ta ketë kundër hungarezes, Szofi Ozbas.

Back to top button