Gërvalla në intervistë për RTV 21 : Serbia nuk do përparim në dialog

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, i tha RTV21 se nuk është optimiste se fundi i dialogut me Serbinë është afër. Ajo tha se nuk beson në gatishmërinë e Serbisë për të bërë përparim në dialog dhe e akuzoi Beogradin zyrtar për mos interesim për të çuar përpara çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën. Duke folur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën për korrespodentin tonë Halil Mula , ministrja Gërvalla i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i bëjnë të ditur Presidentit Vuçiq, se koha për njohjen e Kosovës ka kaluar./21Media

Back to top button