BQE optimiste për rritjen ekonomike në eurozonë

Draghi, tha se do të ketë një rritje ekonomike më të lartë në zonën euro

Banka Qendrore Evropiane (BQE) u shpreh të enjten më optimiste për rritjen ekonomike në eurozonë për vitet e ardhshme.

Presidenti i BQE-së, Mario Draghi, tha se do të ketë një rritje ekonomikë më të lartë në zonën euro dhe se do të vazhdojë me ritme të përshpejtuara në raport me atë që parashikohej deri tani.

Për vitin 2017 pritet një rritje me 1,9 për qind e produktit të brendshëm bruto në eurozonë, kundrejt 1,8 për qind që parashikohej aktualisht.

Parashikimet e rritjes ekonomike janë rritur gjithashtu dhe për vitin 2018 pritet një rritje me 1,8 për qind ndërsa në 2019 me 1,7 për qind.

Back to top button