BQK emëron dy zëvendësguvernatorë: Janë plotësuar të gjitha strukturat vendimarrëse

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka emëruar dy zëvendësguvernatorë, në mbledhjen e mbajtur më 24 janar.

Këtë e ka bërë të ditur vetë BQK-ja përmes një njoftimi për media ku ka thënë se kështu është kompletuar Bordi Ekzekutiv.

“Përzgjedhja është bërë sipas kërkesave të Ligjit të BQK-së përmes një procesi konkurrues dhe meritor, me propozim të Guvernatorit. Zëvendësguvernatorët e emëruar znj. Nesrin Shileku – Shala dhe z. Milot Cakaj do të jenë përgjegjës primar për fushën e Mbikëqyrjes Financiare, Praktikat e Tregut, Rishqyrtimin dhe Shërbimet e Përgjithshme”, ka shkruar BQK në Facebook.

Tutje thuhet se me përfundim të këtij procesi janë plotësuar të gjitha strukturat vendimarrëse të përcaktuara me Ligjin e BQK-së dhe Strukturën Organizative.

“Këto ndër të tjera ishin edhe kërkesat nga Programi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe rekomandime nga misionet e tij”, thuhet tutje në njoftim./21Media

Back to top button