Bislimi i reagon BE-së: Nëse Kushtetuta zbatohet, insistoni që të zbatohet në të gjitha rastet

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i është përgjigjur Bashkimit Evropian duke thënë se duhet të insistojnë që vendimet e Gjykatës Kushtetueses të zbatohen në të gjitha rastet, dhe jo “pick a cherry” (të zgjidhet e preferuara).

Pas kritikave të Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë ndaj Qeverisë së Kosovës për ndërhyrje në drejtësi është përgjigjur Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Bashkimi Evropian dhe Gjermania përmes përfaqësuesve të tyre, Suzyoung përkatësisht Rohde kanë theksuar se  vendimet e Kushtetueses duhet të jenë të zbatueshme, përfshirë aktvendimin e 19 majit 2015 për rastin e Manastirit të Deçanit.

Megjithatë Bislimi ka thënë se të njëjtit po bëjnë thirrje që të mos  mos zbatohet neni 11 i Kushtetueses, i cili thotë se vetëm një monedhë qarkullon në Kosovë.

“Kushtetuta ose duhet të zbatohet në tërësi ose të mos zbatohet. Në njërin vendim të ketë insistim të BE-së që Kushtetua të zbatohet tërësisht, siç është rasti për Manastirin e Deçanit dhe nenin 11 që thotë ka vetëm një monedhë në qarkullim në Kosovë, të njëjtin miq të thonë këtë mos e zbatoni. Kushtetuta ose është e shenjtë dhe duhet të zbatohet, ose pastaj bëjmë “pick a cherry”. Nëse duhet bërë “pick a cherry” e bëjmë ne, por nëse zbatohet, insistoni që të zbatohet në të gjitha rastet”, ka thënë ai në konferencë për media të mërkurën.

Nëse Kushtetuta duhet bërë “pick a cherry” e bëjmë ne, nëse zbatohet, insistoni që të zbatohet në të gjitha rastet.

Back to top button