BQK-ja ka tërhequr nga qarkullimi mbi 180 mijë 500-she

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se janë tërhequr nga qarkullimi mbi 180 mijë kartëmonedha prej 500 euro, duke tejkaluar vlerën e 90 milionë e 250 mijë eurove.

Në postimin e BQK-së thuhet se kjo ka rrjedhur si efekt i Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, ku 500 euro të deponuara nga qytetarët në bankat komerciale me pas janë deponuar në BQK, si para të tërhequra nga qarkullimi, shkruan rtv21.tv.

“Ky është ndër efektet e drejtpërdrejta të Rregullores që nga miratimi i saj, duke kontribuar në arritjen e qëllimit për një sistem financiar me integritet dhe që ndihmon në strategjinë kombëtare kundër informalitetit dhe dukurive të ndërlidhura”, ka shkruar BQK në “Facebook”.

Tutje, thuhet se Rregullorja për Operacione me Para të Gatshme përveç tjerash përcaktoi që të gjitha institucionet financiare bankare dhe jobankare janë të obliguara që të ndalojnë riqarkullimin e kartëmonedhës 500 euro te klientët e tyre./21Media

Back to top button