​Brazili po bëhet me trajner të ri

Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) raportohet se ka zgjedhur tashmë pasardhësin e Tites, i cili braktisi postin e trajnerit pas eliminimit të ‘canarinha’s nga Botërori 2022.
Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Luis Enrique është objektivi numër një dhe se kontaktet mes palëve janë tejet të shpeshta ditëve të fundit.
I njëjti burim thotë se Ednaldo Rodrigues, presidenti i CBF-së, rikthehet në punë këtë të enjte, pasi ka qenë me pushime dhe zgjedhja e trajnerit është çështja më e rëndësishme dhe urgjente, duke synuar të zgjidhë dosjen sa më shpejt të jetë e mundur.
Lideri dëshiron të thyejë normën e të pasurit një trajner brazilian dhe ka synuar tregun ndërkombëtar. Emra si Guardiola, Ancelotti dhe José Mourinho ishin gjithashtu në listë, me Luis Enriquen, i cili u largua nga Spanja pas Kupës së Botës, tashmë si objektivi kryesor i tij.
Megjithatë, sipas “Sport”, lojtarët kryesor të Brazilit tashmë kanë bërë të ditur se mirëpresin opsionin e Fernando Diniz, trajnerit brazilian që aktualisht drejton Fluminensen.

Back to top button