Breivik ndryshon emrin

Breivik është dënuar me 21 vjet burg, e cila mund t’i zgjatet me burgim të përjetshëm

Vrasësi masiv norvegjez Anders Behring Breivik, i cili më 2011 kishte vrarë 77 persona, ka ndryshuar identitetin dhe tash quhet Fjotolf Hansen, ka bërë të ditur avokati i tij Oystein Storrvik, transmetojnë të premten mediat.

“Mund të konfirmoj se ka ndryshuar emrin. Kjo është zyrtare”, ka thënë Storrvik, duke mos dashur të japë arsyet e këtij veprimi.

Hansen është mbiemër i shpeshtë në Norvegji, por emri Fjotolf është shumë i rrallë.

Breivik (38) është dënuar me 21 vjet burg, e cila mund t’i zgjatet me burgim të përjetshëm për shkak sulmit të 22 korrikut 2011, në një kamp të laburistëve të rinj ne ishullin Utoji.

Gjykata e lartë norvegjeze dje refuzoi të shqyrtojë ankesën e tij për shkak të kushteve në burg.

Tash pritet që Breivik t’i drejtohet edhe Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut.

Back to top button