Albin Kurti për simbolet e shtetit

“Asnjëherë nuk e kemi dëmtuar apo cënuar flamurin e Kosovës”

Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti tregon se me çfarë flamuri  do të marrë pjesë takime zyrtare dhe se a do ta injorojë himnin kombëtarë.

“Është bërë shumë kritikë e sulm për Vetëvendosjen, për mua kjo është dëshmi se nuk mund të na sulmojnë më diku tjetër dhe ne jemi më shumë për substancën se sa për sipërfaqen e simbolet e le të themi ambalazhin. Është kompensim psikologjik i shumë qytetarëve tanë, unë e kuptoj që duan të përqendrohen tek simbolet kur na ka humbur substanca, le ti kthehemi substancës. Aty e kam gjetur flamurin e Kosovës, ne e pranojmë si stemë në universitete, asnjëherë nuk e kemi dëmtuar apo cënuar flamurin e Kosovës”, tha Kurti.

Kurti kërkoi të çlirohen nga kompensimi psikologjik që e zëvendëson mungesën e substancës me njëfarë inflacioni të simboleve.

“Si kryetar i komisionit parlamentar për punë të jashtme e kam pasur në tavolinë flamurin e Kosovës nuk e kam hequr asnjëherë por aman çlirohuni prej këtij kompensimi psikologjik që e zëvendëson mungesën e substancës me njëfarë inflacioni të simboleve”, tha Kurti./21Media

Back to top button