”Brenda 90 ditëve marrëveshja për ndërtimin e Kosovës C”

Gazmend Abrashi përmendi prioritetet e koalicionit PAN

Gazmend Abrashi nga koalicioni PAN, lidhur me temën e zhvillimit ekonomik dhe ambientit tha se mendon që ka ardhur koha për projekte strategjike, 20-30 vjeçare pasiqë tha se janë lodhur nga projektet ad-hock.

Ai tha se koalicioni i tyre ka 5-6 prioritete strategjike, me të cilat vendi do të ketë perspektivë në 50 vjetët e ardhshme. Projektin numër 1 ai tha se është projekti i hekurudhave të Kosovës, projekti i dytë tha se është termoelektarana, ku tha se nëse fitojnë brenda 90 ditëve do të nënshkruajnë marrëveshjen për ndërtimin e Kosovës C, duke shtuar që shohin që brenda 4 vjetëve të ndërtohet termoelektrana në Kosovë./21Media

Back to top button