Sejdiu: Mbyllja e AKP-së hap që të ecim përpara

Sipas Sejdiut me vendi mund të ecë përpara duke bërë tre hapa konkret

Dardan Sejdiu nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me temën e ”Zhvillimi ekonomik dhe ambienti” , tha se në këto 18 vjet në vendin tonë kemi pasur një model ekonomik që e ka sjellur ekoniminë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve buzë greminës.

Sejdiu tha se rruga për të ecur përpara nuk është me këtë lloj të modelit, por duhet transformim total i tij, duke lëvizur nga kërkesa në ofertë, që sipas tij nënkupton industrializimin e vendit duke filluar prej aseteve strategjike si Trepça, KEK-u dhe Postelekomi i Kosovës, shkruan rtv21.tv

Përveç këtyre, si rrugë të ecjes përapara Sejdiu përmendi edhe ligjin për mbrojtjen e prodhimeve vendore, duke bërë tre hapa konkret. Hapi i parë ai tha se është themelimi i fondit sovran, hapi i dytë themelimi i agjencisë zhvillimore dhe hapi i tretë mbyllja e Agjencionit Kosovar të Privatizimit, e cila sipas tij ka përfunduar në rrjepjen e ekonomisë së vendit.

Ai më tutje si kusht për të ecur përpara përmendi edhe krijimin e dhomës së veçantë punës nëpër gjykatat e Kosovës dhe me miratimin dhe zbatiminz e ligjit antimafia./21Media

 

Back to top button