Brenda festës së ditëlindjes së djalit të Taulant Xhakës

Sot ka festë në shtëpinë e futbollistit, Taulant Xhaka, kjo pasi djali i tij, Klevisi feston ditëlindjen e dytë.
Xhaka ka bërë një urim të veçantë për djalin e tij, duke i thënë se fjalët nuk mund ta shprehin se sa shumë e do ai të birin.
”Gëzuar ditëlindjen e 2-të djalit më të ëmbël në galaktikë. Ti je një dritë kaq e ndritshme në të gjithë jetën tonë! Pyes veten çdo ditë se si pata kaq fat që të jem babai yt! Unë premtoj të jem gjithmonë mbështetësi yt më i madh dhe të jem pranë jush pa marrë parasysh çfarë. Unë jam babai më i lumtur në botë, sepse kam djalin më të bukur që ekziston në tokë”, ka shkruar Xhaka krahas fotografive.


Kujtojmë që, Taulant Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Arbnora janë në pritje të fëmijës së dytë.
Kjo u bë e ditur nga vet çifti në Instagram kur përmes një fotografie treguan se janë të bekuar me pritjen e ëmbël./21Media

Back to top button