Brenda një jave realizohen 54 urdhëresa të gjykatave
Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar me aktivitetet sipas planit operativ, për realizimin e urdhëresave të Gjykatave Themelore.
Në kuadër të këtij aktiviteti, nga data 19 deri më 25 shtator 2022 janë realizuar 54 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
Policia Rajonale e Ferizajt premton se do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim./21Media