Brenda pak orësh dy grabitje të armatosura në Prishtinë

Dy raste të grabitjës kanë ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Cak i grabitësve ishte një institucion mikrofinanciar – këmbimore dhe një filial i postës. Grabitja e parë u raportua rreth orës 16:45, ndërsa e dyta në orën 19:06.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke punuar në institucionin mikrofinanciar – këmbimore aty kishte hyrë një person i panjohur i maskuar i cili nën kërcënim të thikës ia kishte grabitur një shumë të parave. I dyshuari pas grabitjes ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e Policisë.
Po ashtu dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës dy orë më vonë ia kishte grabitur të hollat një punëtori të postës.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke punuar në filialin e postës aty kishin hyrë dy persona të panjohur, të maskuar, njëri prej tyre kishte pas një pistoletë në dorë dhe nën kërcënim të armës nga fioku ia kishin marr një shumë të parave. Të dyshuarit pas grabitjes ishte larguar në drejtim të panjohur”, ka thënë Policia.
Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilat janë duke e hetuar rastet dhe nuk raportohet për të lënduar./21Media

Back to top button