Britania dhe talebanët në bisedime për evakuime të mëtejshme

Mbretëria e Bashkuar është në bisedime me talebanët për të siguruar kalimin e sigurt nga Afganistani për një numër shtetasish britanikë dhe afganë që mbeten atje.
Bisedimet, duke përfshirë zyrtarë britanikë dhe anëtarë të lartë talebanë, po zhvillohen në Doha, Katar raporton BBC.
Duke komentuar negociatat Britani-Taleban, një zëdhënës numër 10 tha se përfaqësuesi special i kryeministrit për tranzicionin afgan, Simon Gass, ka udhëtuar në Doha dhe po takohet me përfaqësuesit e lartë talebanë për të nënvizuar rëndësinë e kalimit të sigurt nga Afganistani për britanikët shtetas,dhe ata afganë që kanë punuar me ata gjatë 20 vjetëve të fundit.
Më shumë se 17,000 njerëz ishin evakuuar nga Afganistani deri më tani, përfshirë mbi 5,000 shtetas britanikë./21Media

Back to top button