Britania do të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson u tha sot deputetëve se qeveria e tij do të rrisë mbështetjen ushtarake për forcat ukrainase, transmeton rtv21.tv.
Paketa do të përfshijë “armë mbrojtëse” dhe ndihma tjera.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës në Ukrainë do të vendosë një gjendje të jashtëzakonshme.
Ajo duhet të miratohet nga Parlamenti brenda 48 orëve të ardhshme, por Parlamenti pritet të vendosë për këtë së shpejti – brenda pak minutash, ose ndoshta një ore.
Gjendja e jashtëzakonshme do të funksionojë në të gjithë Ukrainën, përveç Donetskut dhe Luhanskut./21Media

Back to top button