Martesat ndërmjet gjinisë së njëjtë, krerët fetarë dalin me deklaratë të përbashkët

Krerët e institucioneve fetare në Kosovë sot do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për nismën e institucioneve të Kosovës për miratimin e projektligjit të Kodit civil, përmes së cilit mund t’i hapet rrugë bashkimit ligjor të së njëjtës gjini.
Bashkësia Islame e Kosovës ka informuar se nënshkrimi i deklaratës do të bëhet në orën 17:00.
Kjo deklaratë do të nënshkruhet nga prijësit më të lartë të këtyre institucioneve: Naim ef. Tërnava, Myfti i Kosovës; Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës; Femi Cakolli, Pastor, kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës; Votim Demiri, Kryetar i Bashkësisë Hebraike të Kosovës.
Naim Tërnava publikisht ka deklaruar se është kundër martesave të së njëjtës gjini.
Më 14 shkurt, Komisioni për Legjislacion e ka miratuar në parim Projektkodin Civil të Republikës së Kosovës./21Media

Back to top button