Ndërtesa e cila duket sikur do të futet në Tokë

 
Në Tehran, kryeqytetin iranian, u ndërtua një ndërtesë e cila ka një pamje paksa të çuditshme. Ajo duket sikur po gëlltitet nga Toka.
Struktura është ide e kompanisë “New Wave Architecture”, e cila tashmë ka projektuar një radhë ndërtesash të pazakonta.
Ndërtesa që duket se gëllitet nga Toka quhet “Turbosealtech”, dhe ajo përfshinë një sipërfaqe prej 2,500 metrash katror. Ajo është pesë katëshe.
Katet e sipërme të saj janë zyra, ndërkaq të poshtmet paraqesin një plan për hapësira të hapura pune.
Struktura ndodhet në parkun “Pardis Science & Technology”, dhe ajo është e mbështjellë, siç quhet ‘me mbështjellës xhami’, këtë me qëllim që atje të depërtojë drita nga të gjitha anët.
Trerët e aluminit e blloqet e betonit i japin kësaj ndërtese një ndjesi industriale.
Për stafin punues, pjesa më interesante pa dyshim se duhet të jetë terracë në çati, e cila është e ndarë nga ajo.
Hapësira brenda saj u disajnua me qëllim që t’u mundësojë të punësuarve të kenë më shumë ajër të pastër dhe po ashtu vend për të bashkëpunuar më shumë me njëri-tjetrin gjatë punës. E nën të ndodhet parkingu nëntokësor.
Plani i parë për ndërtimin e “Turbosealtech” u prezantua në vitin 2016, që do të thotë se realizimi i tij mori kohë më shumë se gjysmë dekade.
Kompania “New Wave Architecture” shpreson se ndërtesa do të ofrojë një platformë që njerëzit të studiojnë gjatë punës dhe të jenë më inovativ.
Sipas kësaj kompanie, parku ‘Pardis Technology Park’ u punua nga arkitekë Iranian, dhe kjo strukturë është vazhdimësi e prezantimit të vizionit të tyre./21Media

Back to top button