Britania e Madhe mbështet monitoruesit e zgjedhjeve

 

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicolas Abbot, ka thënë se Britania mbështet zgjedhjet e lira në Kosovë.

Ai këto deklarata i ka bërë pas takimit që ka zhvilluar sot me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën.

Po ashtu Abbot ka thënë se do t’u ofrojë mbështetje misioneve ndërkombëtare dhe vendore të cilat pritet t’i monitorojnë zgjedhjet.

“Një Mision i Ekspertëve të Fondacionit Westminster për Demokraci do të jetë në Kosovë dhe ne po e mbështesim Demokracinë në Veprim për të mundësuar analiza dhe gërshetim më të mirë të procesit gjatë muajit të ardhshëm. Krahas organizatave vendore dhe komunitetit ndërkombëtar, ne kujdesemi dhe jemi duke parë!”, ka përfunduar Abbot.

Ndryshe zgjedhjet e parakohëshme në Kosovë do të mbahen me 14 shkurt. /21Media

Back to top button