Pllana ia zgjat dorën Bahtirit, kërkon falje për incidentin në Mitrovicë

 

Të shtunën në Mitrovicë, kur Albin Kurti dhe Vjosa Osmani bashkë me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin po zvillonin takim me qytetarët, pati një incident midis Bahtirit edhe një qytetari që shkoi deri në nivelin e sharjeve.

Pasi për fjalorin e përdorur Bahtiri kërkoi falje  për fjalorin e përdorur, sot këtë gjë e bëri edhe personi që ishte i përfshirë në incident, Berat Pllana që njihet edhe si aktor.

Ky i fundit ka shkuar në zyrën e Bahtirit për t’i kërkuar falje.

“Sot kam ardhur te kryetari për t’i kërkuar falje për nervozën që ia kam shkaktuar atë ditë, nuk ka qenë qellimi im të shkaktoj ndonjë telashe.Kerkova nga kryetari qe ta percjell kete kerkim-falje edhe te presidentja Vjosa Osmani dhe z. Albin Kurti. “, ka shkruar Pllana në rrjetet sociale.

Ai gjithashtu u ka kërkuar falje edhe të pranishmëve në tubim, duke thënë se nuk ka qenë qellimi i tij që ta prish tubimin./21Media

Back to top button