Britania e Madhe shpall sanksione kundër Bjellorusisë
Mbretëria e Bashkuar po vendos sanksione ndaj Bjellorusisë për rolin e saj në pushtimin rus të Ukrainës.
Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha se sanksionet ishin duke u nisur kundër individëve dhe organizatave për shkak të rolit që vendi po luan në pushtimin rus të Ukrainës.
“Regjimi i Lukashenkos ndihmon dhe nxit në mënyrë aktive pushtimin e paligjshëm të Rusisë dhe do të detyrohet të ndjejë pasojat ekonomike për mbështetjen e tij për Putinin.” deklaroi Liz Truss