Turqia e mirëpret anëtarësimin e Ukrainës në BE

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka bërë thirrje që BE të tregojë “të njëjtën ndjeshmëri” ndaj vendit të tij si ndaj Ukrainës.
“Turqia mirëpret përpjekjet për ta futur Ukrainën në Bashkimin Evropian”, tha Erdogan në Ankara.
“A është e nevojshme një katastrofë, Turqia nuk do të presë për një katastrofë.”
Nuk mund të ndodhë që një vend fillimisht të “goditet nga një luftë” për t’u pranuar në BE. Parlamenti i BE-së kishte bërë thirrje më parë për statusin e Ukrainës si një kandidate për anëtarësim në BE në një seancë të posaçme.
Megjithatë, rezoluta e Parlamentit nuk është detyruese.
Turqia ka statusin e kandidatit për anëtarësim në BE që nga viti 1999. Megjithatë, bisedimet e pranimit janë “ngrirë” shkak i arrestimeve masive të kritikëve të qeverisë pas grushtit të shtetit të dështuar ushtarak të Turqisë në vitin 2016./21Media

Back to top button