Distria Krasniqi kalon në çerekfinale të Evropianit

Distria Krasniqi ka arritur që të kualifikohet në çerekfinalen e Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Raundin e parë Krasniqi e kaloi pa luftë, në raundin e dytë triumfoi me IPPON ndaj xhudistes nga Bullgaria, Gabriela Dimitrova.
Xhudistja kosovare e nisi mirë duelin duke e fituar menjëherë një waza-ari, për ta përmbyllur më pas ndeshjen rreth dy minuta para fundit.
Në çerekfinale ajo do të përballet me Amandine Buchard, e cila e fitoi medaljen në Lojërat Olimpike.

Sot ka filluar Kampionati Evropian i xhudos, “Bullgaria 2022”, i cili do të mbahet deri më 1 maj, në Sofie të Bullgarisë. Kosova në këtë kampionat do të përfaqësohet nga katër xhudistë.
Ekipi do të përbëhet nga dy kampionët e Evropës nga viti i kaluar, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova, si dhe Flaka Loxha e Laura Fazliu./21Media

Back to top button