Britania prezanton kartëmonedhën e parë plastike

Kartmonedha prej 10 funtash do të lëshohet në qarkullim prej datës 14 shtator

Banka Qendrore e Anglisë prezantoi sot bankënotën e parë plastike prej dhjetë funtash me fytyrën e shkrimtares angleze, Jane Austen, e cila do të lëshohet në qarkullim prej datës 14 shtator.

Kartëmonedha është prezantuar në 200-vjetorin e vdekjes së Austen dhe përmban shenja, të cilat do të mund t’iu ndihmojnë personave të verbër dhe atyre me shikim të dobët për dallim nga kartëmonedhat tjera, transmeton Reuters.

Back to top button