“Shqipëria eksportoi më pak në qershor”

ISTAT ka thënë se eksportet e mallrave arritën vlerën 23 mld lekë, duke u ulur me 7,1 %

Në Qershor 2017, sipas INSTAT, eksportet e mallrave në Shqipëri arritën vlerën 23 mld lekë, duke u ulur me 7,1 %, në krahasim me muajin Maj dhe 0,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia vjetore e eksporteve prej -0,3 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -11,4 pikë përqindje dhe “prodhime druri dhe letre” me -0,02 pikë përqindje.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në ndryshimin vjetor të eksporteve, janë: “materiale ndërtimi dhe metale” me +4,5 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me +3,8 pikë përqindje dhe “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,6 pikë përqindje.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 34 mld lekë, duke u rritur me 15,1 %, krahasuar me Qershor 2016 dhe me 7,9 %, në krahasim me Maj 2017.

Back to top button