Britania thotë se pushtimi rus “ka ngecur në të gjitha frontet”

Ofensivat e Rusisë në Ukrainë kanë “ngecur kryesisht në të gjitha frontet”, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në vlerësimin e saj këtë mëngjes.
Përmbledhja shton se forcat ruse kanë “bërë përparim minimal në tokë, det ose ajër në ditët e fundit dhe ato vazhdojnë të pësojnë humbje të rënda”, transmeton rtv21.tv.
“Rezistenca ukrainase mbetet e palëkundur dhe e mirë-koordinuar. Shumica dërrmuese e territorit ukrainas, duke përfshirë të gjitha qytetet e mëdha, mbetet në duart e Ukrainës”, thuhet tutje.
Ushtria e Ukainës thotë se përpjekjet e Rusisë tani kanë kaluar në sulme ajrore – bombardime dhe granatime të popullatës civile – sepse ata kanë qenë “të pasuksesshëm” në operacionet e tyre tokësore.
Moska ka regjistruar vetëm rreth 500 vdekje të trupave deri më tani, por inteligjenca amerikane vlerëson se është afër 7,000 trupa./21Media

Back to top button