Japonia tha se ka vërejtur 4 anije luftarake ruse, me gjasë që çojnë trupa në Ukrainë

Katër luftanije ruse kaluan përmes ngushticës Tsugaru në Japoninë verilindore mes të martës dhe të mërkurës, duke transportuar ndoshta trupa dhe automjete luftarake në Ukrainë, tha të mërkurën Ministria e Mbrojtjes e Japonisë.
“Ministria e Mbrojtjes e Japonisë do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe lëvizjet e ushtrisë ruse me një ndjenjë të lartë kujdesi”, tha ministria në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.
Ngushtica Tsugaru lidh Detin e Japonisë me Oqeanin Paqësor dhe ndodhet midis dy ishujve kryesorë më të mëdhenj të Japonisë, Honshu dhe Hokkaido, transmeton rtv21.tv.
Një vlerësim publik i inteligjencës i publikuar të martën nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se për shkak të humbjeve të rënda të pësuar në Ukrainë, Rusia po ridislokonte forcat nga “Rrethi i saj Ushtarak Lindor, Flota e Paqësorit dhe Armenia”./21Media


Back to top button