British Airways zgjeron shërbimet ajrore për në Prishtinë

 

British Airways i ka konfirmuar Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA, planet fillestare për vitin që vjen.

Me këtë rast, kjo kompani e madhe ajrore planifikon që nga 28 marsi 2021, të lidhë Aeroportin e Prishtinës me një nga aeroportet më të mëdha në botë, me London-Heathrow (LHR).

Sipas një njoftimi të aeroportit të Prishtinës, fluturimet planifikon t’i realizojë me Airbus 320, tri herë në javë të premteve, shtunave dhe të dielave.

British Airways shërben rreth 145,000 klientë çdo ditë dhe në më shumë se 200 destinacione në 80 shtete të botës.

Back to top button