Brnabiq: Vazhdimi i dialogut varet nga taksa

Brnabiq i quajti zhvillime politike aktuale në Kosovë dhe Mal të Zi një farsë

Vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet e mundshme në Kosovë, por vetëm me taksën. Kështu tha sot kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, për TV Prva, duke u përgjigjur në pyetjen se si zgjedhjet në Kosovë do të reflektojnë në dialog të mëtejshëm midis Beogradit dhe Prishtinës dhe kur vazhdimi i tij mund të pritet.

Ajo i quajti zhvillime politike aktuale në Kosovë dhe Mal të Zi një farsë.

Është qesharake, kjo është një farsë. Imagjinoni që sot të jap dorëheqjen dhe të premten të thërrasë  seancën e qeverisë. Çfarë tjetër mund të jetë kjo, përveç një farsë”, tha Brnabiq.

Ajo shtoi se Prishtina mori konfirmimin e së drejtës së shpalljes së pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, të cilën pala shqiptare e përdor vazhdimisht si një argument.

Situata që përfundoi në favor të Prishtinës, me dëmin 100 për qind për Serbinë, është përmbysur, dhe falë Listës Serbe, serbët në Kosovë tani janë bashkuar dhe  më të fortë“, përfundoi kryeministrja Brnabiq.

Ndryshe, kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdimisht ka thënë se i vetmi kompromis që mund të bëjë Kosova me Serbinë është që të hiqet taksa për njohje reciproke.

Qeveria e Kosovës në nëntor të vitit 2018, pati vendosur taksën prej 100 për qind për prodhimet nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina. /21Media 

Back to top button