Ja si mund të përfitoni nga Marrëveshja Zvicër-Kosovë për pensionet

Kush mund të bëjë kërkesë për përfitime zvicerane?

Me qëllim informimin e saktë dhe konkret lidhur me Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore të nënshkruar rishtas në mes të Zvicrës dhe Kosovës, Zyra Federale për Sigurimet Shoqërore, e Zvicrës, i ka dërguar albinfo.ch tekstin zyrtar në vijim.

Teksti është konceptuar ashtu që t’u shërbejë të gjithë atyre që janë të interesuar rreth marrëveshjes ose që ajo i prek personalisht.

Këtu mund ta gjeni tekstin zyrtar të  Zyrës Federale për Sigurimet Shoqërore, të Zvicrës.

Marrëveshja për sigurimet shoqërore me Kosovën hyn në fuqi më 1 shtator 2019.

Informacione për shtetasit e Kosovës:

(Kjo fletë informacioni paraqet vetëm një pasqyrë të përgjithshme. Për vlerësimin e rasteve të veçanta janë përcaktuese vetëm dispozitat ligjore).

Që nga ky moment shtetasit e Kosovës mund të marrin po ashtu përsëri përfitime nga Sigurimi Zviceran i Pleqërisë, i Trashëgimtarëve dhe i Invaliditetit (AVS/AI), nëse ata banojnë jashtë Zvicrës (p.sh. në Kosovë).

Këtu ju i gjeni informacionet më të rëndësishme për shtetasit e Kosovës për hyrjen në fuqi të marrëveshjes.

1. Kush mund të bëjë kërkesë për përfitime zvicerane?
Kushtet për përfitimet e veçanta duhet të jenë të plotësuara. Kështu p.sh. persona, të cilët e kanë arritur moshën e rregullt të pensionit (64 vjeçe për gra, 65 vjeç për burra), dhe të cilëve mund t’u llogaritet të paktën një vit nga kontributet kanë të drejtë për një pension pleqërie.
Gjithashtu personat, të cilët i plotësojnë kushtet për pensione invaliditeti apo pensionet e trashëgimtarëve, mund të aplikojnë për përfitime.
Shtetasit e Kosovës, të cilët kanë marrë kontributet, si dhe trashëgimtarët e tyre nuk kanë mundësi të kërkojnë asnjë të drejtë tjetër për përfitime nga Sigurimi i Pleqërisë, i Trashëgimtarëve dhe i Invaliditetit duke u bazuar në këto kontribute dhe në kohët e pagesës së kontributeve.

2. Nga cili moment mund të marr unë përfitime të AVS/AI zvicerane?
Përfitimet në bazë të marrëveshjes së re, ju do të merrni jo më parë se nga dt. 1 shtator 2019 (hyrja në fuqi e marrëveshjes), d.m.th. për periudha para dt.1 shtator 2019 nuk do të paguhen përfitime.
Kërkesa mund të paraqiten tashmë para hyrjes në fuqi.

3. A do t’i marr unë përfitimet automatikisht ose duhet të bëj kërkesë për ato?

Përfitimet duhet të kërkohen.Shtetas kosovarë, të cilët tashmë marrin pensione në Zvicër, do t’i marrin ato edhe më tej, edhe kur ata largohen nga Zvicra (përjashtim: neni 5 paragrafi 2 i marrëveshjes).

4. Ku mund të bëj kërkesë për përfitime?
Formularët për aplikim janë në dispozicion në gjuhën shqipe dhe serbe.

a) Kërkues me vendbanim në Kosovë :
Ju mund t’i merrni formularët e aplikimit për përfitimet zvicerane dhe paraqisni kërkesat në vendin e mëposhtëm. Kërkesat do të përcillen te organi kompetent në Zvicër.
Division of Foreign Pensions
Department of Pensions
Ministry of Labour and Social Welfare
Street “Pashko Vasa” – Baraka nr.1
10000 Prishtina
Telefon 03820026114
Republic of Kosova

Ministria


Divizioni i Pensioneve të Jashtme
Departamenti i Pensioneve
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Rr. “Pashko Vasa” – Baraka Nr.1
10000 Prishtinë
Tel: 03820026114
Republika e Kosovës

Ministria

b) Kërkues që nuk jetojnë as në Zvicër, as në Kosovë :
Ju mund t’i drejtoni kërkesat për përfitimet zvicerane tek vendi i mëposhtëm:
Përfitimet në rast të moshës dhe për trashëgimtarë (gratë e veja, burrat e ve dhe jetimët):
Formularë aplikimi për pensionet e pleqërisë:
https://www.zas.admin.ch/zas/de/home/particuliers/demander-une-rente-devieillesse/nationalite-d_un-pays-avec-convention-de-securite-sociale-.html
Formularë aplikimi për pensionin e trashëgimtarëve:
https://www.zas.admin.ch/zas/de/home/particuliers/demander-une-rente-desurvivant/nationalite-d_un-pays-avec-convention-de-securite-sociale.html
Schweizerische Ausgleichskasse SAK [Arka zvicerane e kompensimit] Av. Edmond-Vaucher 18
Postfach 3100 [Kutia postare 3100] 1211 Genf 2
Schweiz [Zvicër] Tel : +41 58 461 91 11
Faks: +4158 461 97 05
Internet: http://www.zas.admin.ch
Përfitimet nga sigurimi i invaliditetit:
Formularët e aplikimit:
https://www.zas.admin.ch/zas/de/home/particuliers/demander-une-rente-dinvalidite/nationalite-d_un-pays-avec-convention-de-securite-sociale.html
IV-Stelle für Versicherte mit Wohnsitz im Ausland IVSTA [Zyra e IV për të siguruarit
me vendbanim jashtë vendit] Av. Edmond-Vaucher 18
3
Postfach 3100 [Kutia postare 3100] 1211 Genf 2
Schweiz [Zvicër] Tel. +41 – 58 461 91 11
Faks +41 58 461 99 50
Internet: http://www.zas.admin.ch

5. A duhet të përfaqësohem për kërkesën për përfitimet nga një avokat, konsulent, etj.?
Kush dëshiron të aplikojë për përfitime pranë Sigurimeve Shoqërore të Zvicrës nuk është i detyruar që për këtë arsye të përfaqësohet nga avokatë, konsulentë apo persona të tjerë.
Formularët për aplikim mund të merren falas në internet apo pranë përfaqësive Zvicerane jashtë Zvicrës. Personat të cilët aplikojnë mund të plotësojnë vetë formularët. Nëse gjatë plotësimit të formularëve paraqiten probleme, atëherë ata do të ndihmohen me kënaqësi nga bartësit e autorizuar të sigurimeve (Arka e kompensimit të AHV-së [Sigurimi i Pleqërisë dhe Trashëgimtarëve], zyra e IV [Sigurimi i Invaliditetit]).

6. Ku mund të aplikoj unë për përfitime nga Kosova, në qoftë se unë banoj në Zvicër? Personat, të cilët dëshirojnë të aplikojnë për përfitime nga Kosova, i drejtohen Arkës zvicerane të kompensimit (adresa shih shifrën 4).
Informacione përkatëse ju gjeni edhe në faqen e mëposhtme të internetit: https://www.zas.admin.ch/zas/de/home/particuliers/demander-une-rente-etrangere.html

7. A do të marr unë me hyrjen në fuqi të marrëveshjes shtesat familjare për fëmijët e mi që jetojnë në Kosovë?
Shtetas kosovarë, të cilët punojnë në Zvicër, nuk do të marrin shtesa familjare për fëmijët e tyre që jetojnë jashtë vendit (p.sh. në Kosovë), as pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes.
Shtesat familjare nuk janë rregulluar në marrëveshje./albinfo.ch

Back to top button