Bruce Willis largohet nga aktrimi pas problemeve me shëndetin

Aktori i njohur, Bruce Willis është diagnostikuar me një sëmundje të trurit të quajtur afazi dhe planifikon të largohet nga aktrimi.
Familja e aktorit, përfshirë gruan e tij Emma Heming-Willis dhe ish-bashkëshorten Demi Moore, njoftuan gjendjen e tij në Instagram të mërkurën.
Afazia “po ndikon në aftësitë e tij njohëse”, thuhet në deklaratë, shkruan BBC.
“Me shumë konsideratë Bruce po largohet nga karriera që ka shumë kuptim për të”, shkruan familja e tij në një deklaratë të përbashkët. “Kjo është një kohë vërtet sfiduese për familjen tonë dhe ne jemi shumë mirënjohës për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme”, thuhet tutje në deklaratë./21Media

Back to top button