Bruksel: Ende nuk kanë mbërritur delegacioni i Kosovës e as i Serbisë

Në Bruksel sot nga ora 10:30 është paraparë të nis takimi i nivelit të lartë të dialogut Kosovës-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së.
Ekipi i RTV21 po qëndron në Bruksel, prej nga po raportojnë se delegacioni i Kosovës dhe i Serbisë ende nuk kanë mbërritur në vendin ku do mbahet takimi.
Zyra e informacionit e BE-së ka bërë të ditur se takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq do zhvillohet edhe me pjesëmarrjen edhe të emisarit special evropian për dialogun Miroslav Lajçak.
Takimi do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit. Ai gjithashtu do të trajtojë çështjet aktuale dhe do të synojë zbutjen e tensionit aktual në terren./21Media

Back to top button