Brukseli paralajmëron reciprocitet tregtar ndaj Uashingtonit

“Konflikti tregtar” BE-SHBA

Komisari evropian për buxhet, Gynter Otinger, ka tërhequr sot vërejtjen se Bashkimi Evropian do të përgjigjet me masa të njëjta, nëse presidenti amerikan, Donald Trump, merr masa tregtare kundër unionit.

Otinger theksoi se nëse eksportuesit evropianë do të jenë të detyruar të paguajnë tarifa, atëherë do të jetë kjo një rrugë dykahëshe dhe se edhe eksportuesit amerikanë do të jenë të detyruar të paguajnë tarifa.

Trump më herët shprehu pakënaqësinë e tij me politikën tregtare të Bashkimit Evropian, ndërsa Bashkimi Evropian qartësoi se është i gatshëm që të reagoi me shpejtësi dhe në mënyrën e duhur, nëse Trump vendos masa jo-korrekte tregtare.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan se do të shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së tarifave për eksportimin e aluminit dhe çelikut, vendim ky i cili do të godiste më së shumti shtetet e Evropës.

Shtëpia e Bardhë është e mendimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shumë probleme me Bashkimin Evropian dhe ka tërhequr vërejtjen se kjo mund të shndërrohet në një gjë tejet të rrezikshme sa i përket marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes dy palëve.

Trump ka akuzuar shtetet e unionit se po shesin prodhimet e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa paguar tatim dhe doganë dhe është i mendimit se shtetet e unionit kanë një përparësi jo-korrekte në tregtinë me Uashingtonin.

Presidenti amerikan ka theksuar se Bashkimi Evropian është tejet jo-korrekt kundrejt Amerikës dhe se e gjithë kjo mund të përfundoi në dëm të unionit./21Media

Back to top button