BSPK e quan të papranueshëm sulmin ndaj Jasharajt: Greva e Përgjithshme është për nxënësit

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka reaguar për sulmin ndaj kryetarit të të Këshillit Qendror Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharajt. BSPK e quan këtë si ta papranueshme e akt o të qytetruar.
“E sidomos kur merren rrethanat dhe mjedisi ku është kryer sulmi. Të sulmohet përfaqësuesi sindikal dhe veterani i arsimit në mjediset e shenjta – në shkollë gjatë vizitës miqësore dhe për mendimin e drejtë ndryshe është plotësisht e papranueshme.”, thuhet në reagim.
BSPK-së këtë akt e sheh diçka si aspak të mirë, “dhe nuk do të besojë se është i organizuar po do të besojë se është diçka që ka rrjedhë nga ngutja dhe nga mos analiza e qetësishme e rrethanave të zhvillimit të Grevës së Përgjithshme.”
“Ajo që nuk pëlqehet nga BSPK-ja dhe që nuk do të duhej të pëlqehet as nga qytetarët e Republikës së Kosovës e as nga e gjithë bota demokratike është shfrytëzimi i fjalës së lirë të shprehjes në dëm të mjedisit të shëndetshëm demokratik. Është shumë keq dhe tejet e rrezikshme që askush nuk ndërmerr asgjë ndaj atyre që njollosin, shajnë, thërrasin në veprime armiqësore dhe kontribuojnë në krijimin e mjediseve armiqësore duke përhapur të pavërteta të qëllimta dhe të rrezikshme vetëm e vetëm për të ndërruar mendimin e drejtë të përfaqësuesve sindikalë të cilët janë në ballë të sindikatave se ashtu e kërko ligji dhe norma.”, vijon reagimi.
Tutje në reagimin e BSPK-së,  thuhet se Jasharaj nuk është aty ër vete po është aty se është caktuar të jetë aty nga ata që e kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar dhe për të qenë zë i grevistëve në kërkesat e tyre.
“Mësueses e mësuesit që u mohohen të drejtat për shkak të mosveprimit të përgjegjshëm të atyre që janë të caktuar nga shoqëria të kujdesen për këtë shkon drejtpërdrejt në dëm të vet nxënësve të cilëve nuk u nevojiten mësuese e mësues me dinjitet të përdhosur nga pështjelluesit që pështjellin dhe prishin mjedisin demokratik. Greva e Përgjithshme është për nxënësit dhe dinjitetin e mësueses dhe mësuesit, për shoqërinë e për të punësuarin me dinjitet e jo si mundohen ta cilësojnë ata që nuk e duan mjedisin e mirëfilltë demokratik.”, përfundon reagimi.
Polica e Kosovës njofton se është arrestuar një person i cili dje tentoi ta sulmonte fizikisht kryetarin e SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:40 në shkollën “Ismail Qemaili”, në Prishtine, kur Jasharaj ka shkruar për t’i vizituar mësimdhënësit grevist në këtë shkollë. Një qytetar mbesat e të cilit vijojnë mësimin në këtë shkollë, ka tentuar ta pengojë ekipin e SBAShK-ut, duke kërkuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, që ta ndërpresin grevën në arsim./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button