Trazira në burg, 51 të vdekur

51 të burgosur kanë vdekur gjatë një trazire në një burg në qytetin kolumbian të Tulua, në një nga incidentet më të rënda në vend.
Drejtori i agjencisë kombëtare të burgjeve tha se një zjarr kishte filluar gjatë një proteste të të burgosurve gjatë natës.
“Është një ngjarje tragjike dhe katastrofike”, tha gjenerali Tito Castellanos për Caracol Radio të martën.  30 persona të tjerë u lënduan.
Burgu në qytetin jugperëndimor ka 1267 të burgosur. Blloku i qelive ku ra zjarri strehon 180, transmeton rtv21.tv.
Burgjet kolumbiane janë shumë të mbipopulluara, me kapacitet për 81,000 njerëz, por që strehojnë rreth 97,000, sipas shifrave zyrtare.
Qindra njerëz kanë vdekur në burgjet e Ekuadorit fqinj vitin e kaluar, në atë që qeveria thotë se është dhuna e lidhur me rivalitetin midis bandave të drogës, të cilat nuk ka arritur ta shuajë. Shumë burgje në Amerikën Latine janë shumë të mbipopulluara./21Media

Back to top button