Bukëpjekësi nga Italia po përgatit ”bukë paqeje” për refugjatët ukrainas

Një furrë e vogël në Italinë veriore po përpiqet t’i ndihmojë refugjatët ukrainas që ikin nga pushtimi rus.
Bukëpjekësi, Matteo Cunsolo po bën dhe shet ”bukë paqeje” në ngjyrat blu dhe të verdhë të flamurit ukrainas, dhe pastaj të fitimi i atyre parave shkon për bamirësi për refugjatët ukrainas që kalojnë në Itali ose ata që vazhdojnë të qëndrojnë në shtetin e tyre.
Përveç kësaj, Cunsolo dhe furrtarët e zonës kanë bërë 600 kilogramë biskota për t’ua dhënë refugjatëve të rinj. Ai planifikon t’i sjellë ëmbëlsirat, së bashku me një kamion plot me pelena, ushqim, ilaçe dhe rroba të dhuruara vendas, në kufirin ukrainas-polake javën e ardhshme.
”Kur dëgjova fjalën bukë, mendova që unë jam bukëpjekës, çfarë mund të bëj për të ndihmuar”, tha ai.
Cunsolo po bën rreth 20 kilogramë (44 paund) “bukë paqeje” në ditë, dhe deri më tani ka mbledhur më shumë se 2,000 euro (2,214 dollarë) për veprimtarinë lokale të bamirësisë Lion’s Club.
“Unë besoj në përpjekjen për të ndihmuar të tjerët në çdo mënyrë që mundeni”, tha ai./21Media

Back to top button