Bullgaria do të ndërtojë autostradë drejt Maqedonisë

Agjencia e Infrastrukturës Rrugore e Bullgarisë shpalli thirrje publike për përpunim të projektit ideor- teknik për ndërtimin e autostradës më të re në Bullgari, nga Dupnica deri në Gjueshevë, përkatësisht deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut.
Autostrada e re do të jetë e gjatë rreth 62 kilometra dhe do të sigurojë lidhje të shpejtë mes dy vendeve.
Vlera e paraparë për realizimin e këtij projekti është 1.58 milionë euro pa TVSH, kurse afati për përgatitjen e tij është pesë muaj./21Media

Back to top button