Bullgaria votoi propozimin francez, vendimi ka kushte

Me 170 vota “për” Kuvendi bullgar miratoi propozimin francez dhe me këtë i thanë autorizim Qeverisë ta heqë veton për Maqedoninë e Veriut.
Votimi vijoi pas debatit të ashpër disaorësh dhe akuzave të ndërsjella lidhur me atë se kush është tradhtar, e kush i ka mbrojtur interesat nacionalë të Bullgarisë. Deputetët nga partia “Rilindja” në sallë mbanin parulla në të cilat shkruante “Maqedonia është Bullgaria”. Megjithatë, vendimi përmban disa kushte, për të cilat dje kryeministri Kovaçevski tha se janë të papranueshme. Këto kushte i lexoi Nastimir Ananiev nga “Vazhdojmë me ndryshimet”, i cili udhëhoqi seancën kuvendore.
“Saktësimi i tekstit nga propozim-përfundimet në Këshillin e BE-së, duke e garantuar inkuadrimin e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut në nivel të njëjtë me popujt e tjerë shtetformues. Përmirësimi i kornizës negociuese dhe propozim-përfundimeve në Këshillin e BE-së me qëllim të pasqyrimit sa më të qartë të situatës, se asgjë gjatë procesit të anëtarësimit të RMV-së në BE nuk do të interpretohet si njohje nga ana Republikës së Bullgarisë e ekzistimit të gjuhës maqedonase. Garanci se marrëdhëniet e mira fqinjësore mbesin në kriter horizontal në kuadër të të gjithë procesit të aderimit të RMV-së në BE”,  deklaroi Nastimir Ananiev “Vazhdojmë me Ndryshime”./21Media

Back to top button