SHBA-ja ndalon abortin

Miliona gra në SHBA do të humbasin të drejtën ligjore për abortin, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi një vendim 50-vjeçar që e legalizoi atë në mbarë vendin, shkruan BBC.
Gjykata rrëzoi vendimin “Roe v Wade”, disa javë pasi një dokument i paprecedentë i zbuluar sugjeroi që ajo favorizonte një gjë të tillë.
Vendimi do të transformojë të drejtat e abortit në SHBA. Shtetet veç e veç tani mund ta ndalojnë një procedurë të tillë.

Gjysma e shteteve amerikane pritet të vendosin kufizime ose ndalime të reja.

Trembëdhjetë kanë miratuar tashmë të ashtuquajturat ligje të nxitjes që automatikisht do ta shpallin të jashtëligjshëm abortin pas vendimit të Gjykatës së Lartë. Një numër shtetesh tjera kanë në plan të miratojnë kufizime të reja.

Në total, aborti pritet të ndërpritet për rreth 36 milionë gra të moshës riprodhuese, sipas hulumtimit nga Planned Parenthood, një organizatë e kujdesit shëndetësor që ofron aborte./21Media

Back to top button