Bulliqi: “Sevap është me dhanë ujë”, Zejnullahu: “Sevap është me siguru ujë”

Kandidatja për kryetare të komunës së Podujevës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu tregoi planin e saj për të zgjidhur problemin me mungesën e ujit të pijshëm. Ajo tha se së bashku me kompaninë rajonale të ujësjellsit do të dalin në terren për të shikuar nga afër problemin me ujë të pijshëm në komunën e Podujevës.
Zejnullahu tutje tha se kjo paraqet problem më të madh për shkollat dhe banesat, pasi në fshatra mund të bëjnë zgjidhje për këtë çështje.
“Kemi një kryetar qe i shpërndan litra ujë mërgimtarëve që vijnë në pikën kufitare në Merdarë”, tha Zejnullahu
“Sevap është me dhanë ujë”, replikoi Bulliqi.
“Sevap është me siguru ujë, po sevap është me ja’u siguru ujin qytetarëve”, u kundërpërgjigj Zejnullahu.

Në garën për kryetar të Komunës së Podujevës janë 6 kandidat nga AAK Besnik Tahiri, nga VV-Shpejtim Bulliqi, LDK Ekrem Hyseni, nga Nisma Xhemajl Hasani, Organizata Balli Kombëtar Demokrat Gazmend Islami, PDK- Floretë Zejnullahu. Podujeva ka 77 vendbanime me gjithësej 83 mijë e 562 qytetarë me të drejt vote. Në mandatin e fundit në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 7 dhjetor të vitit 2020 Shpejtim Bulliqi i VV-së zgjedhur kryetar i Podujevës./21Media
 

Back to top button