Bulliqi: Dil e voto!

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka votuar, e gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime.
“Bashkë me gruan time, sapo shfrytëzuam të drejtën tonë qytetare dhe kushtetuese për të votuar. Ftoj të gjithë qytetarët e Komunës së Podujevës të votojnë masivisht dhe të shprehin vullnetin e tyre për katër vitet e ardhshme si duan të duket komuna jonë. Andaj, dil e voto!”, ka shkruar Bulliqi në “Facebook”.
Në komunën e Podujevës në garë janë Ekrem Hyseni i LDK-së dhe Shpejtim Bulliqi i VV-së./21Media

Back to top button