Kurti nderoi pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britanike të rënë në Kosovë

 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në nderim të katërmbëdhjetë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Britanike, të rënë në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s dhe KFOR-it.
Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada britanike në Prishtinë, mbështetur edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës, në nder të Ditës së Përkujtimit, u bënë homazhe para Memorialit të Dëshmorëve Britanikë, në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.
Në këtë ceremoni përkujtimore, të rënët u nderuan edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe ambasadori britanik Nicholas Abbott./21Media

Back to top button