Bulliqi mohon se e ka sulmuar një zyrtar komunal

 

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka mohuar se e ka sulmuar një zyrtar komunal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Këto pretendime janë krejtësisht të pavërteta dhe shpifje me qëllim të vetëm për të dëmtuar reputacionin tim si kryetar i Komunës dhe të subjektit tim politik në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Gjatë vizitës sime në QKMF, unë kam qenë i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Driton Veliu, drejtori i QKMF-së, Ymer Llugaliu dhe mjekë e infermierë të tjerë, të cilët mund ta dëshmojnë lehtë se aty nuk ka ndodhur asgjë dhe të gjitha pretendimet e këtij zyrtari janë trillime dhe inskenime të ulëta”, ka thënë Bulliqi përmes një shkrimi në “Facebook”.

Një person sot ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi./21Media

Back to top button