Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar sot shkollën e fshatit Llugë, për t’u njoftuar nga afër me gjendjen e objektit dhe dëmet e shkaktuara si pasojë e zjarrit.

Kryetari Bulliqi tha në bazë të informacioneve të para zjarri në fillim ka përfshirë kulmin e objektit dhe falë intervenimit të zjarrfikësve dhe policisë zjarri është lokalizuar.

“Fatmirësisht zjarri nuk ka shkaktuar dëme në njerëz. Janë dëmtuar dy dhoma mësimi dhe tri banjo”,  tha  Bulliqi.

Komuna zotohet se do të intervenojë në kohën sa më shpejtë për sanimin e dëmeve të shkaktuara, ndërsa bwhet e ditur se deri në krijimin e kushteve për mësim në objekt shkollor, për nxënësit e shkollës “Ilir Konushefci” mësimi do të zhvillohet online./21Media