Përfshihet nga zjarri një shkollë në Podujevë

 

Është përfshirë nga zjarri një shkollë në fshatin “Llugë” të Podujevës. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarri është lokalizuar.

Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt (shkollë) në fshatin Llugë të Podujevës. Nuk raportohet për persona të lënduar.   Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar”, ka njoftuar Ahmeti./21Media

Back to top button