Bundesliga gjermane, derbi mes Bayernit dhe Bayer Leverkusen

Bundesliga gjermane vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 25.
Ndeshja hapëse e këtij programi do të jetë derbi i cili do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena”, ku me fillim nga ora 15:30 kampioni gjerman Bayern Munich pret në shtëpi Bayer Leverkusenin.
Po ashtu, në orarin e njëjtë do të zhvillohet edhe ndeshja në stadiumin ”Red Bull Arena” mes skuadrës së RB Leipzig dhe asaj të Freiburg.
Ndërkaq, programin e sotëm të Budesligas gjermane do ta mbyll ndeshja mes Stuttgartit dhe Borussia Monchengladbachut, takim ky që zhvillohet me fillim nga ora 18:30.
Programin e plotë të Bundesligës gjermane e gjeni më poshtë.
15:30 Bayern Munich – Bayer Leverkusen
15:30 Bochum – Greuther Furth
15:30 Hertha Berlin – Eintracht Frankfurt
15:30 RB Leipzig – Freiburg
15:30 Wolfsburg – Union Berlin
18:30 Stuttgart – Borussia Monchengladbach

Back to top button