LDK pa vija të kuqe, Bunjaku: Kurti do të shkojë në opozitë

(Lajm i përditësuar)
LDK pa vija të kuqe, Bunjaku: Kurti do të shkojë në opozitë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, gjatë debatit zgjedhor ka folur për programin me të cilin LDK po garon në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve, studentëve dhe lehonave që t’i marrin përfitimet financiare që po ndahen nga qeveria, duke theksuar se ato janë para të qytetarëve, por kërkoi që të mos bien pre e manipulimeve politike.
“Qytetarët, studentët dhe lehonat le t’i marrin paratë që po i shpërndan Kurti, sepse ato janë paratë tona, por mos t’i mashtrojnë për blerjen e votave”, deklaroi Bunjaku-Rexhepi.
Ajo shtoi se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka “vija të kuqe” ndaj partive të tjera politike, duke theksuar nevojën për bashkëpunim institucional.
“LDK nuk ka vija të kuqe për askënd, sepse jemi shqiptarë dhe për president duhet me bashkëpunu me secilin”, tha ajo.
Sipas Bunjaku-Rexhepit, pas zgjedhjeve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje do të përfundojë në opozitë.
“Besoj që qeveria Kurti ka me kaluar në opozitë”, deklaroi ajo.
Në fund, ajo theksoi se LDK po garon me një program që, sipas saj, ofron zgjidhje konkrete për qytetarët dhe zhvillimin e vendit.
Bunjaku-Rexhepi: Pa LDK-në nuk do të ketë institucione kredibile, rikthimi i Vjosa Osmanit shpresë për qytetarët
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, gjatë debatit zgjedhor në RTV21, ka shpalosur programin dhe vizionin e LDK-së për zgjedhjet.
Ajo tha se LDK nuk është fajtore për situatën politike që ka çuar vendin në zgjedhje, ndërsa theksoi se slogani i partisë është bashkimi dhe unifikimi i forcave politike e qytetare.
“Nuk është faktor LDK që jemi në zgjedhje. Slogani ynë është bashkim dhe i kemi bashkuar të gjitha forcat. Pa LDK-në nuk do të ketë institucione kredibile dhe nuk do të ketë qetësi”, deklaroi Bunjaku-Rexhepi.
Ajo kritikoi edhe qeverisjen e kaluar, duke thënë se nuk është realizuar asnjë projekt i rëndësishëm për qytetarët.
“Gjatë qeverisjes së kaluar nuk ka pasur asnjë projekt, ndërsa LDK garon me një listë të shkëlqyeshme”, tha ajo.
Sipas saj, kandidimi i Lumir Abdixhiku dhe ardhja e Vjosa Osmani si kandidate për presidente, u kanë dhënë shpresë qytetarëve për ndryshim politik dhe institucional.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?