Burak Vehapi dhe Taulant Bajraliu publikuan këngën “Prindër sa shumë ju du”
Dy këngëtarët, Burak Vehapi dhe Taulant Bajraliu kanë publikuar sot një projekt të ri muzikor.
Dyshja kanë lansuar baladën e titulluar “Prindër sa shumë ju du”, të shoqëruar edhe me videoklip.
Për tekstin dhe muzikën u kujdes Kreshnik Avdiu, ndërsa aranzhmanin e ka bërë Labinot Mezini.
“Këngë dedikuar atyre që gjithë jetën sakrifikojnë për lumturinë tonë. Dedikuar dashnisë më të madhe, e te pazëvendësueshme prindërve. Bashkë me shokun e kolegun e mrekullueshëm Taulant Bajraliu”, ka shkruar Burak Vehapi në Instagram për projektin e ri./21Media