Hendboll: Kosova nesërmbrëma përballet me Belgjikën

Ndeshja transmetohet drejtpërdrejt në kanalin tonë televiziv 21Plus
Hendbollistët e Kosovës udhëtuan për në Belgjikë, ku nesërmbrëma do të përballen me përfaqësuesen e këtij shteti, në kuadër të fazës së parë kualifikuese për kampionatin botëror 2023. Kosova është ende me gjasa për vend të dytë në grup, që siguron kalimin në fazën e parë kualifikuese për botëror. Pas pesë xhirosh, në grup prin Greqia me 10 pikë. Turqia është e dyta me 4 pikë, kurse Kosova dhe Belgjika i kanë nga 3 pikë. Ndeshja e nesërmbrëmshme Belgjika- Kosova fillon në orën 20:15 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin tonë televiziv 21Plus./21Media

Back to top button